Skandal: Varrezat e vjetra të Prizrenit, TIKA turke i quan të osmanlinjve

Aktuale

Skandal: Varrezat e vjetra të Prizrenit, TIKA turke i quan të osmanlinjve

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:50
TIKA

Organizata TIKA së fundi ka financuar një projekt për ndërtimin e një muri rrethues të varrezave të vjetra në Prizren. E pas investimit, kjo organizatë shtetërore e Turqisë që operon në Kosovë, ka vendosur një tabelë në të cilën varrezave u referohet si “Varrezat e Osmanlinjve”.

“Muri rrethues i Varrezave të Osmanlinjve (Karabash) është ndërtuar nga ana e Administratës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Turke (TIKA)”, shkruan në tabelën e vendosur tek varrezat e qytetit të Prizrenit.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Naim Cahnai, i cili thotë se ky veprim i TIKA’s nuk është bërë pa dijeninë e institucioneve lokale e atyre qendrore.

“Paradoksi nuk eshte ndryshe. Varrezat e vjetra te prizrenaseve quhen varreza te osmanlive. Ky veprim nuk eshte i bane pa vetedije, e as pa dijen e institucioneve lokale apo qendrore. Imagjinoni me nje te ardhme te afert me pas kesi tabele tek varrezat aktuale edhe te cilesume si varreza te “jugosllaveve”. Inferioritet, pa shtet. Marre”, ka shkruar aktivisti në facebook.

TIKA nuk është hera e parë që gjendet përballë një skandali të ngjashëm. Kjo organizatë turke në Prishtinë kishte larguar nga shkollat fotografitë në mure të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke i zëvendësuar ato me simbole turke.

Ndryshe, disa media turke, në janar të 2015’ës këtë organizatë e kishin lidhur fortë me organizata të mbyllura në Kosovë për aktivitete anti-kushtetuese dhe organizata terroriste ku kishte xhihadistë kosovarë të ISIS’it e Al-Kaida’s. Por, TIKA po vazhdon punën edhe më tutje në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat