Veseli: Opozita s’mund t’i jap fund koalicionit

Aktuale

Veseli: Opozita s’mund t’i jap fund koalicionit

Më: 5 maj 2017 Në ora: 15:09
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit, ku pikë e vetme e rendit të ditës, do të jetë mocioni i opozitës për mosbesimin e Qeverisë, të mbahet të mërkurën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, deklaroi se nuk është opozita ajo që mund t’i jap fund koalicionit qeveritar. Megjithatë, Veseli ka pranuar se po diskutojnë me koalicionin tash e disa javë, sepse duhet të ketë vendimmarrje më të shpejt në interes të vendit.

Ndërsa pohoi se as ai, e as qytetarët nuk janë të kënaqur me gjendjen e tanishme. Veseli nuk ka dashur të flas për deputetët e PDK-së, që kanë përkrahur mocionin e opozitës, por tha se për çdo vendim të PDK-së, fillimisht do të vazhdohet me komunikim me partnerin e koalicionit, për një vendim në të mirë për vendin.

Veseli: Opozita s’mund t’i jap fund koalicionit

“Unë do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit në interes të vendit. Ajo çfarë mund të them, gjendja në Kosovë nuk është ajo e cila duhet të jetë, nuk është gjendje e kënaqshme, as unë nuk jam i kënaqur, as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur. Ajo çfarë i duhet këtij vendi është që të shihet progres më i madh, sido që të jetë ne jemi partner të koalicionit, unë do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit. Nuk është opozita ajo e cila mund t’i jap fund koalicionit qeveritar, por ajo çfarë i duhet Kosovës, edhe njëherë thash do të bisedoj me partnerin e koalicionit. Ne kemi obligime ndaj qytetarëve, nuk është politikë të qëndrosh, nuk është jeta ime në politikë të qëndroj për hir të kolltukut, as për hir vetëm të posteve, duhet vendimmarrje në mënyrën që të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe të njëjtën kohë të merren vendime, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me shtetin tonë.. Ne jemi në një komunikim intenziv me partnerin e koalicionit, duke pasur parasysh pikërisht këto zhvillime që i kemi”, tha ai.

Ndërsa pati dhe një mesazh për qytetarët, të cilëve u tha se nuk do të ketë krizë dhe se duhet të kenë besim në shtetin e tyre.

Veseli: S’do të ketë krizë, qytetarët duhet të kenë besim në shtetin

“Duhet të ruhet stabiliteti i këtij shteti për arsye se nuk do të lejojmë të ketë kriza, as nuk do të lejojmë që stabiliteti i vendit tonë dhe progresi i cili mund të arrihet, të transformohet në një krizë e cila e ka përfshirë veçanërisht vendet e regjionit, siç është Republika e Maqedonisë. Kjo është si mesazh, qytetarët duhet të kenë besim në shtetin e vet dhe në vendimmarrjen tonë“, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se e dinë fuqinë e votës së opozitës për mocionin e mosbesimit, derisa i mbetet partnerit të koalicionit që të vendos lidhur me seancën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë.

Ai përmendi edhe marrëveshjen në mes koalicionit, duke thënë se është e specifikuar që nuk do të përkrahin asnjë mocion të opozitës kundër Qeverisë.

Beqiri: Ne e dimë fuqinë e votës së opozitës

“Ne e dimë fuqinë e votës së opozitës, është ajo që e dini të gjithë. Ndërkaq të tjerat janë çështje që ne me partnerin e koalicionit, normalisht që kemi kontakte dhe mbetet të shihet...Ne nuk flasim për individët që është e vërtetë që i takojnë subjektit në këtë rast PDK-së, për pakënaqësitë e tyre. Sidoqoftë është subjekti, partneri në këtë rast që merr qëndrime sa i përket çka në seancën e mocionit të mosbesimit.. Por ajo që mund të them është se në kontratën, në marrëveshjen që ne e kemi figuron shumë qartë, një pikë që ju e dini, në mes tjerash që s’duhet, s’do t’i përkrahim asnjë mocion të opozitës apo të tjerëve kur ka të bëjë me Qeverinë, në këtë rast me dy partnerët ”, tha ai.

Beqiri deklaroi se të gjitha ato që thuhen në mocionin e opozitës, fare nuk qëndrojnë, pasi që nën qeverisjen e kryeministrit Mustafa, Kosova ka pasur zhvillimin më të madh ekonomik në rajon.

Beqiri: Ato që thuhen në mocion nuk qëndrojnë

“Ato që thuhen në mocion nuk qëndrojnë, ama bash asnjëra.. Mendoj që nën qeverisjen e z. Mustafa në kushte të rënda të vështira, çdo herë me probleme të mëdha. Asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk ka udhëhequr në kushte me të rënda, me pengesa jashtëzakonisht të mëdha si brenda objektit dhe jashtë objektit qoftë të qeverisë apo kuvendit, sepse kemi pasur vështirësi. Përkundër kësaj të gjitha vlerësimet janë që Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kosova është në zhvillimin më të madh ekonomik në rajon”, tha ai.

Beqiri tha se nuk kanë frikë nga zgjedhjet, por duhet të shihet se çka do t’i ofrohet qytetarit me këto  zgjedhje.

***

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë, se të mërkurën do të jetë seanca e mocionit të mosbesim ndaj Qeverisë.

Veseli, më tutje ka thënë, se për çdo gjë është duke u diskutuar më partnerët e koalicionit në mënyrë intensive dhe se opozita nuk mund t’i jep vulën partneritetit LDK-PDK.

“Të mërkurën kemi seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Unë do të vazhdoj bisedimin me partnerin e koalicionit, por ajo që mund të them se situata nuk është e kënaqshme. Nuk është opozita ajo që vendos ne do të vazhdojmë bisedimet me partnerin e koalicionit ku kemi komunikim intensiv duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit”, ka thënë ai.

“Ajo çfarë mund të them se qytetarët nuk janë të kënaqur me vendimmarrje  sepse ata nuk janë të shqetësuar për kolltukun tonë. Unë nuk do të marr vendime për të ruajtur kolltukun tonë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Ajo çfarë u duhet qytetarëve është një perspektivë”, ka theksuar Veseli.

I pyetur nëse ka mundësi të ketë vendime para ditës së seancës, Veseli ka thënë, se opozita nuk mund t’i jep vulën koalicionit.

“Ajo çfarë është më rëndësi është që të ruhet stabiliteti dhe qytetarët të kenë besim në shtetin e vet”, ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat