Dhjetëra furgonë të Njësisë Speciale hyjnë në kryeqytet, blindohet edhe Qeveria

Aktuale

Dhjetëra furgonë të Njësisë Speciale hyjnë në kryeqytet, blindohet edhe Qeveria

Më: 8 maj 2017 Në ora: 08:53
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Në orën 10:00 pritet të nisë mbledhja e Qeverisë, ashtu siç është paralajmëruar për ta proceduar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për në Kuvend.

Në objektin qeveritar tash për tash shihen forca më të mëdha të zyrtarëve policorë – më shumë se zakonisht.

Por forca më të shumta të sigurisë shihen edhe te hyrja e Kuvendit, nisur nga kabina që gjendet te porta.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë të veshur edhe jelekë antiplumb.

Image

Bllokohet hyrja e Prishtinës

Hyrja e Prishtinës është bllokuar totalisht për pak minuta nga disa furgonë të Njësisë Speciale të Kosovës.

Kjo foto është realizuar tek rrethi i cili të shpie nga Fushë Kosova për në qendër të Prishtinës.

Aty shihen mbi 10 furgonë të policisë...

Nuk dihet pse ata i janë drejtuar kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat