RYCO shembull i angazhimit të Evropës drejt bashkëpunimit rajonal

Aktuale

RYCO shembull i angazhimit të Evropës drejt bashkëpunimit rajonal

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:24
Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane

Me rastin e Javës së Evropës, Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in, kanë organizuar tryezën e rrumbullakët “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”.

Në këtë tryezë u tha se Zyra Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve është shembull i angazhimit të Evropës drejt bashkëpunimit të rritur rajonal, ku ajo i vendos si primar konceptet e miqësisë, pajtimit dhe bashkëpunimit të të rinjve nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Nataliya Apostolova, përfaqësuese e BE-së në Kosovë, tha se e mirëpret themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor pasi që të rinjtë kanë ide dhe është mirë që ata të takohen dhe të këmbejnë mendimet e tyre.

Apostolova: RYCO pasqyron idenë evropiane të bashkëpunimit

“Është mirë t’i bashkosh angazhimet në adresimin e  sfidave më të reja me të cilat përballen të rinjtë këtu, siç është qasja në arsimin cilësor, papunësia, posaçërisht në mesin e të rinjve, shumë vrasje të rinjtë. Të rinjtë kanë ide të mira madje edhe zgjidhja për mënyrën se si mund ti adresojnë të gjitha këto çështje, prandaj është qenësore që atyre tu ofrohet një platformë ku ata mund të takohen, ti këmbejnë mendimet dhe natyrisht të bëjnë rekomandime politike për vendimmarrës. Në këtë drejtim mirëpres themelimin e zyrës rajonale për bashkëpunim rinor RYCO që në fakt pasqyron idenë evropiane të bashkëpunimit”, tha Apostolova.

Po ashtu, ajo tha se një program i mirë për të rinjtë është programi i celulës  që përpiqet të krijojëadministratë transparente, publike për të ndihmuar rrugëtimin e Kosovës drejtë Evropës.

Apostolova: Mbi 250 studentë kosovarë janë dërguar për studime master në BE

“Që nga viti 2004 mbi 250 studentë kosovarë janë dërguar për të studime master në universitete të BE-së dhe janë kthyer për të punuar prapë në Kosovë. Ata jo vetëm që kanë kthyer ekspertizën por edhe rrjetet, ambiciet për të ndërtuar Kosovën që të zhvilloj dhe të përparoj. Celulat e reja janë dëshmi e gjallë që investimi në rini është investimi më i qëndrueshëm”, tha ajo.

Kurse, Christina Gehlsen, zëvendës ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, tha se themelimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve do të bashkoj Ballkanin Perëndimorë për të ndihmuar ndërtimin e urave në mes të shteteve.

Gehlsen: RYCO do të bashkoj Ballkanin perëndimorë

Themelimi i RYCO-së është një projekt në këtë frymë, për programe të këmbimit studentor, RYCO do të bashkoj Ballkanin perëndimorë për të ndihmuar ndërtimin e urave në mes të shteteve. Organi drejtues i RYCO-së që përfshinë përfaqësues nga rajoni sikurse edhe sekretarin e përgjithshëm që punon me përkushtim që të bëjë RYCO-në operacional, i përuroj ata për punën e madhe që kanë bërë dhe uroj që puna e tyre të vazhdoj të zhvillohet në mënyrë që të mund të ndihmohen programet e ndryshme rinore. Rinia në Ballkanin perëndimore përballet kryesisht me probleme të njëjta siç është papunësia, mungesa e mundësive arsimore”, tha ajo.

Në anën tjetër, Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, tha se rinia e Kosovës nuk qëndron në një pozicion shumë të favorshëm krahasuar me të rinjtë e rajoneve të tjera.

Emini: Rinia jonë nuk qëndron në pozicion të favorshëm

“Tani rinia jonë nuk qëndron në pozicion shumë të favorshëm, papunësia në mesin e tyre është e lartë dhe ndryshe nga shokët dhe shoqet e tyre në rajon ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet anëtare të BE-së. Përderisa edhe ne në institucionet tona të cilët duhet të punojnë më shumë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe ti japim motiv për të studiuar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Ka shumë gjëra që edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë për të ofruar rininë tonë në procesin e integrimit evropian dhe me qytetarët e Bashkimit Evropian. Kështu themelimi i zyrës rajonale për bashkëpunimin e rinisë ka ardhur në momentin e duhur,  me qëllimin e duhur dhe kjo është edhe arsyeja që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Në këtë tryezë u diskutuan edhe çështje si “Angazhimi i të rinjve në procesin e Integrimit në BE: çka pres nga BE-ja dhe Qeveria ime dhe çka jam i/e gatshëm të jap”, “Promovimi i barazisë gjinore ndër të rinjtë: marrja e mësimit nga BE-ja, “Rinia në lëvizje: Udhëtimi, studimi dhe puna e lirë kundrejt eksodit për shkak të imigrimit dhe largimit të ekspertizës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat