“Nëse EULEX merr veprime në bazë të provës së Shpresim Ukës, skena politike do të tronditet nga arrestimet”

Aktuale

“Nëse EULEX merr veprime në bazë të provës së Shpresim Ukës, skena politike do të tronditet nga arrestimet”

Nga: P.R Më: 8 maj 2017 Në ora: 20:03
EULEX dhe Shpresim Uka, ilustrim nga "Bota sot"

Faton Ramdani, vëllai i Burim e Arsim Ramdanit, të dënuar në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, në faqen e tij në facebook, vazhdimisht bën thirrje për zbulimin e rastit të vrasjes së familjes Hajra, për të cilin janë të dënuar më burg vëllezërit Ramadani.

Sipas Faton Ramadanit, skena politike do të tronditet nga arrestimet politike, nëse EULEX merr veprime në bazë të provës së Shpresim Ukës.

“Nëse drejtësia e EULEX-it merr veprime ashtu qysh përfshin Shpresim Uka në provën që ka marr EULEX-i, skena politike do tronditet ne arrestimet për pafajësinë e vëllezërve Ramadani. Vëllezërit Ramadani nuk janë vrasës femijësh, gabuat me pazarin qe betë me vëllezër te mi për ta mbuluar krimin e juaj, ju kriminelet e nëntokës. Drejtësia e rastit ton, trondit skenën politike me arrestime te kriminelëve qe janë te fuqishum ne politik”, shkruan Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat