Kryeministri Mustafa: Porosia e qartë e SHBA-së, demarkacionin ta ratifikojmë pa asnjë luhatje

Aktuale

Kryeministri Mustafa: Porosia e qartë e SHBA-së, demarkacionin ta ratifikojmë pa asnjë luhatje

Nga: G.B Më: 8 maj 2017 Në ora: 20:34
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës amerikane për demarkacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri ka thënë se porosia e tyre është e qartë dhe se demarkacioni duhet të ratifikohet pa asnjë luhatje, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook:

Të nderuar qytetarë, 
Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës. SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje. IM/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat