Vetëm një deputet i PDK-së voton kundër demarkacionit

Aktuale

Vetëm një deputet i PDK-së voton kundër demarkacionit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 21:44
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se vetëm një deputet i partisë në të cilën ai bën pjesë, është i vendosur që të votojë kundër demarkacionit.

Hoxhaj shtoi se po duket e pamundur që partnerët e koalicionit të pajtohen për vendimmarrje dhe po ka ngecje.

“Ne e kemi pasur një bindje që LDK i ka votat, por tash është marrë vendimi që nga dita e enjte e tutje të shohim nëse LDK-ja i ka ato. Por, ajo që e karakterizon këtë moment është mungesa e vendimmarrjes – pafuqia e marrjes së vendimeve”, ka deklaruar Hoxhaj në një intervistë me Klan Kosovën.

“Gjatë ditëve të fundit ne kemi pasur shpresë që partneri i ka votat, pasi PDK-ja i ka, në përjashtim të një deputeti, të tjerët të gjithë janë të gatshëm të votojnë””, ka thënë ai.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij “ka menduar që sot do të procedohet Demarkacioni për një seancë të jashtëzakonshme, por partneri i koalicionit e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat