'Vetëm dy' deputetë të LDK'së janë kundër demarkacionit

Aktuale

'Vetëm dy' deputetë të LDK'së janë kundër demarkacionit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:56
Deputetë të LDK-sè

Për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj, Qeveria është në krye të detyrës.

Ai ka thënë se mbledhja e Qeverisë është shtyrë për të mërkurën. Ka thënë se po shkohet sipas rendit si janë shtruar gjërat.

“Së pari do të shkohet me mocionin dhe krahas saj mbledhja e Qeverisë”, ka thënë Kika.

Vonesat në procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kikaj e ka lidhur edhe me bojkotin gjashtë mujor të Listës Serbe për institucionet e vendit.

“Vetëm dy nga deputetët tanë e kanë deklaruar votën e tyre kundër demarkacionit. Janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj. Ka edhe të tjerë që kanë shprehur dilema por le të shohim votën e tyre në Kuvend, s’kemi çfarë të fshehim. Ndërsa te PDK-ja janë 4-5 deputetë që janë deklaruar kundër”, ka thënë ai.

Kikaj, paralajmërimin për prezencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, në mbledhjen e nesërme me Grupin Parlamentar të LDK-së nuk e ka parë si presion.

“Nuk është kurrfarë presioni. Ai nuk do të thotë që duhet ta votoni, por ai edhe njëherë do ta bëjë të qartë qëndrimin e SHBA-së për demarkacionin”, ka thënë Kikaj.

“Kjo nuk është diçka e re në këto demokracitë e reja, sikurse te ne, në Shqipëri, Maqedoni. Ne e kemi orientimin e qartë dhe kemi nevojë për ndihmën e miqve”, ka thënë më tej.

Sipas Kikaj, Delawie nuk shkon në mbledhjen e GP të LDK-së për t’i bindur deputetët e LDK-së ta votojnë demarkacionin.

Kikaj ka mohuar të ketë pasur edhe ndonjë formë të presionit nga kryeministri Isa Mustafa ndaj deputetëve të LDK-së për ta votuar demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat