Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:32
Kuvendi i Kosovës

Mediat ndërkombëtare kanë qenë të shpejtë në raportimin e lajmit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës sot pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së Isa Mustafës.

Reuters ka shkruar se ligjvënësit e Kosovës votuan për ta rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa përmes një vote të mosbesimit, një vendim që më shumë mundësi do t’i nxisë zgjedhjet e parakohshme muajin e ardhshëm.

“Shtatëdhjetë e tetë deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës votuan për ta rrëzuar Qeverinë, anëtarët opozitarë të së cilit e kanë akuzuar Qeverinë se ka dështuar t’i përmbushë zotimet e fushatës dhe se ka krijuar mos besim të publikut,” shkruan Reuters.

Ndërkohë, Associated Press ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka humbur votën e mosbesimit, duke e krijuar kështu mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

“Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa humbi mocionin e mosbesimit i cili mori 78 vota për dhe 34 kundër, dhe tri abstenime. Partitë opozitare e kanë fajësuar Kabinetin se nuk ka qenë në gjendje ta përmbushë programin e vet dhe të miratojë ligje të rëndësishme,” shkruan AP.

Në mesin e mediave të mëdha ndërkombëtare që kanë raportuar për rënien e Qeverisë së Kosovës janë edhe ABC News dhe Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat