Thaçi fton në konsulta përfaqësuesit e partive parlamenare

Aktuale

Thaçi fton në konsulta përfaqësuesit e partive parlamenare

Më: 10 maj 2017 Në ora: 17:40
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim të përbashkët partitë politike parlamentare, të enjten, për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka njoftuar Zyra e Presidentit.

Ftesa e Presidentit Thaçi i është dërguar partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të siç thuhet mbajtjes së “konslutimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës”

Presidenti Thaçi ka nënshkruar të mërkurën dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët me shumicë votash vendosën të mos i japin besimin qeverisë së Isa Mustafës duke e rrëzuar pas më shumë se dy vjet funksionimi.

Në bazë të ligjit zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen jo më heret se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, që u paraqit nga deputetët e partive opozitare, u votua edhe nga një pjesë e koalicionit qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat