Ky është reagimi i BE-së pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Ky është reagimi i BE-së pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës

Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:21
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian thekson se rënia e Qeverisë së Kosovës vjen në një moment kritik dhe i bën thirrje politikanëve dhe institucioneve për vazhdimin e reformave dhe dialogut me Beogradin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian është në dijeni  për votimin e sotëm të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës dhe rënien e qeverisë.

“Votimi vjen në një moment kritik për Kosovën dhe reformat e saja të integrimeve evropiane. Ftojmë të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Kosovë që të mos humbin nga shikimi sfidat e shumta me të cilat Kosova përballet”, ka porositur Kocijançiq në emër të BE-së në lidhje me rënien e Qeverisë në Kosovë.

Ajo ka theksuar se është për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe me rëndësi kyçe që të vazhdojë puna në promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat