Zyrtari i LDK-së: Hashimi e Kadria e nisën mocionin

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Hashimi e Kadria e nisën mocionin

Nga: Bota sot Më: 11 maj 2017 Në ora: 08:40
Ish- Zv.ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Ish- Zv.ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit  të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, i cili e ka cilësuar sukses të partisë së tij rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës nga Kuvendi i Kosovës.

Gecaj i është kundërpërgjigjur Krasniqit duke i thënë se populli nuk është aq i verbër siç mendon ai dhe se kjo nuk është nisma e tyre, por e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ish- Zv.ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, shtoi se qytetarët së shpejti do t’iu japin shuplakë më të fortë kësaj internacionale konspirative komuniste.

Postimi i plotë:

INTERNACIONALJA KONSPIRATIVE KOMUNISTE

Jo z. Krasniqi jo, populli nuk është aq i verbër siç e mendoni ju...Hashimi e Kadria e nisën, e Nisma me të tjerë veçse e bitisën....por së shpejti qytetarët do t’i japin shuplakë të fortë kësaj internacionale konspirative komuniste....

Jakup Krasniqi: “Nisma e nisi, qytetarët ta bitisin”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat