Thaçi: Shqipëria e Madhe, propagandë e Beogradit

Aktuale

Thaçi: Shqipëria e Madhe, propagandë e Beogradit

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.

“Shqipëria e Madhe, shikoni mediumet e Beogradit, e kanë këtë titull në ballinë dhe pse e përmendin ata, Shqipëria e Madhe përmendet në Beograd, as në Prishtinë e as në Tiranë”.

“Ata e përmendin Shqipërinë e Madhe për të justifikuar përkushtimet e veta destabilizuese qoftë në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe veri të Mitrovicës është një propagandë e Beogradit duke përmendur Shqipërinë e Madhe për të justifikuar rolin e vet destabilizues në Ballkanin Permnëdimor”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat