Thaçi i ka këto kërkesa nga zyrtarët e institucioneve dhe nga partitë

Aktuale

Thaçi i ka këto kërkesa nga zyrtarët e institucioneve dhe nga partitë

Nga: A.M. Më: 11 maj 2017 Në ora: 17:37
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka shpallur zgjedhjet e parakohshme ka kërkuar nga zyrtarët e  institucioneve të Kosovës të jenë krye të detyrës.

Ndërsa, nga partitë ka kërkuar që të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Pas konsultave me përfaqësues të partive politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kam marrë vendim që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017.

Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, si gjithmonë, të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët. HTH

Image
Thaçi në takim me partitë politike për datën e zgjedhjeve
Image
Vendimi i Thaçit për zgjedhje
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat