Ambasadori amerikan paralajmëron për Demarkacionin dhe listat zgjedhore

Aktuale

Ambasadori amerikan paralajmëron për Demarkacionin dhe listat zgjedhore

Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:57
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Ai ka thënë se do të shohin, nëse në listat zgjedhore a do të ketë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme.

Delawie ka thënë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.

Ai gjithashtu ka theksuar për Rtk se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie ka shtuar se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat