Kështu i falsifikoi notat Hashim Thaçi kur ishte student

Aktuale

Kështu i falsifikoi notat Hashim Thaçi kur ishte student

Nga: P.R Më: 12 maj 2017 Në ora: 10:04
Hashim Thaçi

Veprimtari Sali Rexhaj ka shkruar një Facebook për presidentin Hashim Thaçi, ka shkruar se si ai i  kishte falsifikuar notat për t’u bërë student prorektor në kohën që ai studionte historinë në Universitetin e Prishtinës.

"Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she", shkruan Rexhaj, pëcjellë "Bota sot".

Shkrimi i tij i plotë:

Krejt karrirerën e filloi me një falsifikim Hashimi!

Ishte viti 1991 kur u hap konkursi për postin e zberazët të Prorektorit Student në UP. Rektor në këtë kohë ishte Ejup Statovci dhe çdo gjë zhvillohej nën mbikëqyrjen e tij.

Për këtë post kishin konkurruar studentët më të mirë, pasi ishte i vetmi post i studentëve, i cili merrte pagë mujore.

Mes tjerash kishte konkurruar edhe Naim Gjergji, student i shkencave matematiko-natyrore me notë mesatare 10.

Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she.

Puna shkoi mirë deri në vitin 1993 kur nga fakulteti i Historisë në adresë të Rektorit Statovci arriti një peticion i studentëve të historisë, i cili e informonte Rektorin për falsifikimin.

Nga vjeshta e vitit 1991 studentët e profesorët ishin në objekte private pasi ishin përzënë nga objektet e tyre nëpër fakultete me masa të dhunshme të pushtetit serb.

Rektori Statovci mori kontakt me referentin e fakultetit të historisë dhe e siguroi certifikatën origjinale, e ftoi Hashimin në takim dhe e shkarkoi menjëherë. Pa diskutim.

Kurrë më nuk e takova Hashimin, derisa e pashë në takim në tetorin e vitit 1998 me ambasadorin Hill në fshatin Dragobil si përfaqësues i UÇK-ës.

Mu ngritën flokët përpjetë.

Tjerat i dimë të gjithë.

Fati e deshti që Ejup Statovci ndërroi jetë në kohën kur Hashimi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. La vetëm një porosi me shkrim. Varrimi të behej vetëm në prani të familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat