Ramadani tregon pazaret e SHIK-ut për vrasjen e familjes Hajra, ja emrat e të përfshirëve

Aktuale

Ramadani tregon pazaret e SHIK-ut për vrasjen e familjes Hajra, ja emrat e të përfshirëve

Nga: P.R Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:22
Protesta të mëhershme për Burim e Arsim Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar për vrasjen e familjes Hajra, i njohur si rasti “Kiqina”, në faqen e tij në facebook ka vazhduar të publikojë detaje nga ky rast. Sipas Ramadanit, padrejtësia ndaj vëllezërve të tij ishte pazar i SHIK-ut.

Në postimin e tij, Ramadani përmes një sërë emrash që sipas tij janë të përfshirë në këtë rast. Ai për rastin “Kiqina” ka akuza edhe ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ky i fundit ish shef i SHIK-ut.

Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë:

Pa drejtesia e vllezerve Ramadan ishte pazari i SHIK-ut

Nje prokuror nderkombtar thot,6 milard qe ka bota,2 miljon Kosova,arsyjen per ta vrar vamiljen Hajra eshte ky grup,permendet emri i Fadi e Jahir Demakut,Muharrem Xhemajlit,Skender Halilajt,Kimete Krasniqit per nje rast gjat luftes nga frika se do i qoj ne burg ket grup Hamez Hajra dhe ket frik e kishte shpreh ne letra Kimete Krasniqi te Halil Qadraku.

Skender Halilaj kishte dhen deklarat dhe kishte tregu ngjarjen dhe ter emrat ashtu qysh thot Skenda qe jem marr vesh per ta then te verteten per ate rast,dikush i afer i Hashim Thaqit shkon ne familjen e Skender Halilajt dhe ja qojn nje avukat tjeter dhe i thojn te jap nje deklarat tjeter me emra te deshmoreve,e gjith ky pazar u ban me lidhjet qe kishin ne UNMIK,pastai ky prokuror nxerr emrin e Skender Halilajt njerin kryesor per vrasjen e familjes Hajra,por montuesi i rastit Syleviq e lagon drejtimin per rastin e luftes dhe e nreq nje deklarat te rreme me vrasesit e vertet duke then se Skenderi u hakmerr per antaret e vrar gjat luftes dhe paguajti vllezerit Ramadani e Kiqina per ta vrar ate familje.Ne ditelindjen e Burimit ishte edhe Ilir Demaku e Petrit Morina shoferi i Memeli Krasniqit qe jan te aferm te Fadil Demakut dhe kurr nuk u akuzuan,ku kta dy kishin ndrruar deklaratat per Haki Xhemajlin e Nexhat Demakun qe pas nje kohe pas vrasjes kishin kaluar ka qajtorja ku festohej ditelindja,fillimisht kan tregu drejt pastai ne gjykat kan rrejt se fare skan qen ate nat kta dy ne Drenas.

Skenderi sipas nje deshmitari i kishte kercnuar shum te fuqishum dhe pasi ishte denuar me 30 vite burg si organizator i vrasjes pas ktyre kercnimeve lirohet i pa fajshum per vrasje dhe denohet vetum ky e Kimete Krasniqi per aksjonin ne luft,por Kimetja thot se shefat sme lan te mbaj burgun,kurse Skenderit 5 vitet burg ja arsytuan me 6 vitet qe kishte mbajt burg.

Por Skenderi thot se i gjith lirimi im u be se dikush ka tentuar tme vraj gjat lirimit vetum te mbyllet ky rast.

Arsimi,Burimi fare skan pas te baj ne asnje rrethan me ate berllog, Hamez Hajren edhe ma berlloga jan ata qe kan vra femi e gra e kan burgos çlirimtar pa faj.
Si eshte e mundur qe Muharrem Xhemajli e Ymer Xhemajli e Fadil e Jahir Demaku te mos denohen e Skenderi edhe Kimetja po edhe pse kjo e fundit asnjeher nuk e mbajti burgun se shefat ,shikat se kishin lan ta mbaj ate denim,dy te fundit ishin denuar.

Fadil Syleviqi deklaraten qe kishte pergadit e me dhun kishte detyru Blerim Kiqinen ta lexon,thot se ne vendin e krimit ishte nje arm amerikane pa municjon e fishek,e verteta eshte se askush nuk del pa municjon me vra njerz,por kjo arm ishte pas lufte ne shtabin e TMK-se dhe nuk kishte gjet askush municjon per ta dhe kishte pru Arsimi ne shpi dhe disa nga te dyshuarit e kan dit qe kjo arm eshte ne familjen ton,kjo informat nga vrasesit ju ka dhen kriminelit te UDB-se Syleviq vetum qe gjat bastisjes ta gjejn ket arm dhe me montimin qe kishte ber te mirret prov,por ate nuk e kishin gjet dhe pikrisht kjo informat tregon dhe i lidh vrasesit me Syleviqin.

Per ket arm jan te njejtit emra qy dyshohen per vrasje e montim qe e dinin qe eshte kjo arm.

Kjo informat ishte marr nga Syleviq duke i pyt vrasesit se qfar muj ju gjaj ktyre ne bastisje per te dal montimi sa ma bindes.

Ata qe e kan montu po e kuptojn se i pret burgu per vrasje e montim me ka 40 vite burg dhe kan zgjedh heshtjen.

Shiku duhet ta bej puplik raportin rreth rastit Ramadani dhe ta dim a permendet kjo arm dhe si beren raport rreth krimit te tyre pasi ishin sherbim itelegjence ne ate koh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat