Policia konfirmon: Arbana Xharra u rrah brutalisht

Aktuale

Policia konfirmon: Arbana Xharra u rrah brutalisht

Më: 13 maj 2017 Në ora: 07:40
Arbana Xharra e rrahur

Policia e Kosovës ka konfirmuar rrahjen brutale të Arbana Xharrës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në QKUK është dërguar nga bashkëpartiakët e saj.

Mësohet se gjendja shëndetësore e saj tani është stabile.

Më herët është raportuar se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por policia ka konfirmuar se Xharra është sulmuar para banesës së saj në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat