Ministrja Hoxha: Urgjentisht të ndriçohet rasti ndaj Arbana Xharrës

Aktuale

Ministrja Hoxha: Urgjentisht të ndriçohet rasti ndaj Arbana Xharrës

Nga: B.S Më: 13 maj 2017 Në ora: 10:11
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka reaguar pas sulmit ndaj Arbana Xharrës, duke thënë së është tronditur.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka kërkuar që urgjentisht organet e rendit ta zbardhin rastin, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës, na solli tronditje të thellë. E pabesueshme se si mund të shndërrohet mosdurimi dhe dhuna verbale në dhunë brutale fizike kundër nënës, bashkëshortes, gazetares, aktivistes dhe humanistes së shquar. I uroj Arbanës sinqerisht shërim të shpejt.

Sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje. Urgjent pres nga organet e rendit, ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor, të marrin dënimin e merituar.

Po ashtu, urgjent duhet të ndalet dhuna verbale në medie dhe në rrjetet sociale ndaj kujtdo që mendon ndryshe, duke mos cenuar në asnjë rast lirinë e askujt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat