BE: Të tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës

Aktuale

BE: Të tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 11:38
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar ndaj sulmit mbi Arbana Xharrën.

Apostolova ka deklaruar se është e tronditur nga rasti dhe ka shtuar se sy sulm është kundër vlerave njerëzore, për të cilat qëndron pas edhe Bashkimi Evropian.

“E tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës, një sulm ndaj vlerave njerëzore, për të cilat Bashkimi Evropian qëndron pas tyre. U bëj thirrje institucioneve të ndëshkojnë keqbërësit”, ka shkruar Apostolova.

Ish-kryeredaktorja e të përditshmes Zëri dhe anëtarja e re e Partisë Demoratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.

Sulmi, njofton Policia e Kosovës, ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 mesnatën ndërmjet së premtes dhe së shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë, është dërguar në spitalin e Prishtinës.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar përpara organeve të drejtësisë”, thuhet në një kumtesë të Policisë së Kosovës.

Gjendja e zonjës Xharra thuhet të jetë stabile, kanë njoftuar autoritetet spitalore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat