"Me Kadri Veselin, Kosova nuk do të bëhet as si Mali i Zi e Maqedonia, e le më si Zvicra"

Aktuale

"Me Kadri Veselin, Kosova nuk do të bëhet as si Mali i Zi e Maqedonia, e le më si Zvicra"

Nga: H.Orana Më: 14 maj 2017 Në ora: 20:18
Kadri Veseli

Publicisti dhe gazetari Milaim Zeka në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku ky i fundit ka thënë se “Kosova do të bëhet si Zvicra”.

Ai ka thënë më tutje se lideri i AKR-së Behxhet Pacolli të cilin e quan ai argat të PDK-së, është i kënaqur nga kjo parti.

Zeka ka thënë se me Kadri Veselin, Kosova nuk do të bëhet as si Mali i Zi e Maqedonia, e le më si Zvicra.

Postimi i plotë:

As Kadri Veseli, e as Behgjet Pacolli, nuk e kane seriozisht

Kadri Veseli, i cili moti e ka fillu fushaten, ne kundershtim me çdo rregull ligjor, tha se "Kosova do te behet si Zvicera"! Nuk kaluan shume ore, e Behgjet Pacolli ja dha nje te xigelume, duke i thene se " e atille do te behet kur ai do te shkon ne opozite"!

Qellimisht e thashe nje te xigelueme, ngase argatin me te madh, e me te turpshem, e me te paspjegueshen, PDK se ja ka ba pikerisht Pacolli.

Ata qe kane kalu neper shoshat e PDK se, veshtire eshte per t u besuar ne opinion, sidomos Pacolli, i cili i ka pasur te gjitha mundesite, jo qe ta beje argatin e PDK se, po as qe te mos ishte pjese e shkaterrimit te Kosoves.

Pacolli eshte kenaqur nga PDK eja, qe i thoshin: "Ladro neper dynja, vetem mos na pengo ne procesin e shkaterrimit te brendeshem te Kosoves"!

Une po i them Kadri Veselit se me te, dhe me partine e tije, e te mos flasim per LDK-ne, Kosova nuk do te behet as si Mali i Zi e Maqedonia, e le ma si Zvicera! Dhashte Zoti e elektorati nuk i brson me perrallat e gjithe juve. Kosova do behet me mire, vetem kur te gjithe ju qe e keni pase shancin me ba me mire, a ne fakt e keni ba mut, te shkoni dikush ne pension, dikush t i kthehet bujqesise: lopeve e traktorit!!!/BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat