Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma për Kosovën

Aktuale

Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma për Kosovën

Më: 15 maj 2017 Në ora: 22:54
Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Zafir Berisha

Nisma për Kosovën sikurse partitë e tjera ende nuk i ka shpallur emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi merr vesh se parim kryesor i kësaj liste është kryesia e partisë, pjesë e të cilës janë Jakup Krasniqi, Zafir Berisha, Valdete Bajrami, Bilall Sherifi, Bajram Hasani. Kuptohet se në listë do të jetë edhe vet kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Nga 38 kandidatë që i kishte për deputetë si fillim brenda listës së përbashkët me AAK-në, kjo parti është duke negociuar që ta liroj një vend për një kandidat të pavarur.

“Ne e kemi negociuar një gjë të tillë mirëpo vendimi pritet të merret të enjten”, thotë burimi.

Kujtojmë se në zgjedhje Nisma për Kosovën është duke shkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat