Lutfi Haziri i përgjigjet ashpër Milaim Zekës për foton me Hashim Thaçin

Aktuale

Lutfi Haziri i përgjigjet ashpër Milaim Zekës për foton me Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:28
Foto e postuar nga Milaim Zeka, e ku shihen Hashim Thaçi dhe Lufi Haziri

Milaim Zeka, para pak orësh ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku shihen presidenti Hashim Thaçi dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“LDK-ja prap me PDK ne. Hashim Thaçi me Lutfi Hazirin Nje foto sa 1000 fjale. Nga kjo foto qe me erdhi, Lutfi Haziri shihet duke marre bekimin i Hashim Thaçit, per kryeminister... Ece e besoju atyre qe bashkarisht e kane shenderruar Kosoven ne nje perrshesh, qe as qeni i uritur nuk e han!!!”, kishte shkruar Milaim Zeka, në përshkrimin e  fotos së postuar.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lutfi Hazirit, i cili përmes një postimi në facebook i është përgjigjur ashpër Milaim Zekës, duke sqaruar se foto është bërë para një viti.

“E publikojnë një foto të shkrepun para ma shumë se nji viti. Kohë dimni ka qenë, i dashtun Milaim. As kjo s’t’dhezë. As ty, e as atyne që dojnë me e pa LDK’në të përçame. LDK asht ma unike se kurrë. Na jemi gati. Me besim në Zot e Atdhe, LDK ka me fitue në mënyrë plebishitare. Shihemi më 11 qershor! Lut Emrush Haziri”, ka shkruar Lutfi Haziri në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Milaim Zeka publikon fotografi të Hashim Thaçit me Lutfi Hazirin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat