Partia Liberale sot vendos se me kënd do të hyjë në koalicion

Aktuale

Partia Liberale sot vendos se me kënd do të hyjë në koalicion

Më: 16 maj 2017 Në ora: 10:55
Gjergj Dedaj

Partia Liberale e Kosovës sot do të bëjë publike se më cilën parti do të hyjë në zgjedhje parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Gjergj Dedaj nga kjo parti tha për KP se PLK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Por, Dedaj tha se sido që të jetë me cilëndo parti do të hyjë PLK-ja ajo do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

 “PLK-ja si parti e profilit evropian dhe e traditës është e dobishme për secilin subjekt politik i cili respekton kontributin dhe sakrificat tona çerekshekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Dedaj.

 Dedaj në disa mandate ka qenë në pozita të ndryshme në Qeveri në kuadër të Qeverisë që është udhëhequr nga PDK-ja.

 Nëse edhe kësaj radhe do të bëjë koalicion parazgjedhor me këtë parti, Dedaj tha se është Kryesia e partisë është ajo që vendos.

 “Nuk mund të spekuloj. Më vonë kemi mbledhjen e Kryesisë dhe ajo vendos se me cilën parti do të hyjë në garë”, tha Dedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat