Mikser: Estonia do ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së

Aktuale

Mikser: Estonia do ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:20
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ne takim me homologun e tij estonez Sven Mikser

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Sven Mikser, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë të martën, se vendi i tij si kryesues i ardhshëm i Këshillit Evropian do t’i ofrojë asistencë dhe të ndihmojë Kosovën që të vazhdojë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Ai pas takimit me Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm në largim i Kosovës, ka thënë se nuk e kishte paraparë që do të ketë zgjedhje kur kishte planifikuar këtë vizitë, por beson se do të ketë zgjedhje transparente, korrekte dhe si rezultat i tyre të ketë një qeverisje me mbështetje të mjaftueshme të votuesve dhe parlamentit.

Mikser tha se shpreson që vendi i tij si kryesues i ardhshëm i Këshillit Evropian të mund të ndihmojë Kosovën në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Mikser: Estonia mund të ndihmojë Kosovën në rrugëtimin drejt BE

“Kjo është së pari është e nevojshme për të realizuar nevojat e njerëzve në Kosovë dhe këto reforma janë të rëndësishme për të ofruar mundësi për popullatën tuaj të re dhe dinamike dhe për bizneset tuaja përmes krijimit të një klime më të mirë të të bërit biznes dhe për tërheqjen e investimeve. Kështu që shpresoj që si kryesuese e ardhshme e Këshillit Evropian do të mund t’i ofrojmë asistencë dhe të ndihmojmë në të ardhmen që të vazhdoni rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Evropian. Mendoj që do të jemi në gjendje pas zgjedhjeve do të  bashkëpunojmë dhe punojmë me qeverinë dhe parlamentin e ri në të gjitha çështjet”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Mikser tha se Estonia do të vazhdoj të mbështesë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Mikser: Estonia vazhdon mbështetjen për Kosovën

“Estonia më të vërtetë e ka mbështetur shtetësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesim aspiratat tuaja për bashkimin me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne besojmë se e ardhmja e Kosovës duhet të jetë në shtegun e Evropës, në familjen evropiane, mendoj që marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është një arritje e madhe për diçka që duhet të përdoret në masë të madhe dhe po ashtu besojmë që Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ka disa pengesa finale që duhet të tejkalohen për të arritur deri tek ai qëllim dhe ne si mbajtës kryesues të Këshillit të Evropës dëshirojmë të inkurajojmë që të kaloni këto pengesa sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe dëshmimi që jeni në rrugë të qëndrueshme sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri i Jashtëm estonez.

Ndërsa, ministri në largim i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, tha se kanë biseduar për thellim të bashkëpunimit bilateral mes Estonisë dhe Kosovës. Ai shtoi se Estonia si kryesuese e Këshillit Evropian për gjashtë vitet e ardhshme e ka njoftuar lidhur me implementimin e reformave që kanë bërë në kuadër të MSA-së.

Hoxhaj: Biseduam për bashkëpunimin bilateral Estoni-Kosovë

“Tema e parë e bisedës tonë ka qenë thellimi i bashkëpunimit bilateral mes Estonisë dhe Kosovës, dhe besojmë që do të kemi shkëmbim më të mirë në fusha të ndryshme të jetës, prej ekonomisë, edukimit qeverisjes online, si dhe mbështetjet që i ka dhënë Estonia shoqërisë civile në Kosovë. Nga 1 korriku i këtij viti Estonia do ta kryesojë Këshillin Evropian, presidencën e Këshillit Evropian për gjashtë vitet e ardhshme dhe unë e informova ministrin për implementimin apo zbatimin e reformave që ne kemi bërë në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në kuadër të agjendës evropiane të reformave”, tha Hoxhaj.

Në takim është biseduar edhe për situatën në rajon, dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshjet e arritura, zbatimin dhe moszbatimin e marrëveshjeve.

Gjatë ditës ministri i Jashtëm i Estonisë është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në largim Isa Mustafa.

Mikser: Qytetarët e Kosovës të zgjedhin një qeveri ndaj të cilës mund të kenë besim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez Sven Mikser,

Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj i ka shprehur Mikser mirënjohjen e tij për Estoninë e cila ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.

Kurse, Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, tha se Estonia  do të vazhdojë përkrahjen për  Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser.

Ai tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.

Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.

“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i jashtëm i Estonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat