Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk ka specifikuar se me cilat parti do të hyjnë në koalicion parazgjedhor.
Mustafa tha se LDK po punon në mënyrë që t’i saktësojë kushtet me disa partnerë.
“Unë s’do të flas derisa të kemi marrëveshje definitive, sepse është një fushatë e egër që po zhvillohet”, tha Mustafa.
Duke folur për kandidaturën e Hotit, Mustafa tha se karshi kandidatëve tjerë për kryeministër, Hoti është larg përpara. “Të tjerët munden të shkojnë te Avdullahu të mësojnë për ekonomi”, tha Mustafa.