Pacolli: AKR është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim të vendit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve

Aktuale

Pacolli: AKR është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim të vendit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve

Më: 16 maj 2017 Në ora: 14:30
Rrahim Pacolli

Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli, gjatë një takimi me kryetarët e degëve nëpër qytetet e Kosovës, ka biseduar rreth aktiviteteve të mëtutjeshme.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se AKR-ja është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim.

“Sot, në ora 11:00, në Zyret Qendrore të AKR-së mbajtëm takim me kryetarët e degëve. Në këtë takim u bisedua për aktivitetet të cilat do të mbahen para zgjedhjeve por edhe për një mobilizim më të fuqishëm të AKR-së. Njëkohësisht, u diskutua edhe për punën organizative sipas të cilës do të veprojë AKR në zgjedhjet që do të mbahen. Duhet potencuar që AKR është alternativa e vetme në Kosovë për ndryshim të vendit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve. Në takim morën pjesë të gjithë kryetarët e degëve të AKR-së në nivel të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat