“Qoftë ky mëkati më i madh i Lutfi Hazirit”

Aktuale

“Qoftë ky mëkati më i madh i Lutfi Hazirit”

Nga: H.Orana Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:16
Lutfi Haziri

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka komentuar foton e publikuar nga publicisti Milaim Zeka. Ky I fundit kishte publikur një foto të vjetër të një takimi ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri.

Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka rëndësi nëse fotoja është e vjetër apo e re, rëndësi ka është takuar legalisht.

“Nuk ka rëndesi se a është e vjetër apo e re fotoja e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me Presidentin Thaqi. Rëndësi ka se kryetari i Gjilanit është takuar legalisht me kryetarin e Republikës së Kosovës. Dhe ne në Gjilan nuk kemi komplekse kush me kë takohet. Ne në Gjilan i kemi të qarta proceset dhe i respektojmë institucionet shtetërore dhe mendimet, ndryshe po ndonje siklet - jemi demokrat. Qoftë ky "mëkati" më i madh i kryetarit Haziri”, shkruan Kajtazi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat