“Kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së”

Aktuale

“Kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së”

Nga: P.R Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:22
Daradan Molliqaj

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër. LDK ka vendosur që kandidatë të me Avullah Hotin, i cili gëzon përkrahjen e strukturave të LDK-së.

E kandidimin e Hotit e ka komentuar sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Daradan Molliqaj.

Sipas Molliqajt, kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së.

“A vërtetë mendon LDK-ja që mundet me fitu me Avdullah Hotin? Që mundet me bë betejë nën udhëheqjen e tij? Që mundet me e luftu SHIK-un dhe PDK-në me të? Me njeriun më jokarizmatik dhe pa ndikim në LDK... Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja. Kjo e konfirmon edhe njëherë që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj janë seriozë në synimin për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Për ta luftuar krimin e korrupsionin, për ta zhvilluar ekonominë dhe rritur barazinë. Kjo tregon që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë”, ka shkruar Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat