Gecaj i kundërpërgjigjet Krasniqit: Liderin e PDK-së e kanë krahasuar me udhëheqës të nëntokës

Aktuale

Gecaj i kundërpërgjigjet Krasniqit: Liderin e PDK-së e kanë krahasuar me udhëheqës të nëntokës

Nga: B.S Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:21
Bajram Gecaj

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti është kopje e Isa Mustafës.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është privilegj të jesh kopje e akademik Isa Mustafës dhe ka thënë se shpesh liderin e PDK-së e kanë krahasuar me udhëheqës të nëntokës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

ZGJIDHJA NË MES SË MIRËS DHE SË KEQES

Edhe pse deklarim joreal, është megjithatë privilegj të jesh kopje e Akademik Isa Mustafës....

(“Memli Krasniqi thotë se Avdullah Hoti është kopje e Isa Mustafës”)

Në anën tjetër liderin e PDK-së e kemi dëgjuar shpesh ta krahasojnë me udhëheqës nëntoke...

Pick and choose (identifiko e zgjidh), thonë anglezet.../BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat