Rrëfehet Xhavit Haliti tregon se kush e themeloi SHIK-un, Kadriu nuk ka qenë shef

Aktuale

Rrëfehet Xhavit Haliti tregon se kush e themeloi SHIK-un, Kadriu nuk ka qenë shef

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:24
Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë në RTK se ky do të jetë një vit i rëndë për Kosovën, duke iu referuar Krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se kjo gjykatë është e padrejt. “Unë besoj se Gjykatat e Kosovës do të duhej të ishin në nivel detyre për çfarëdo krimesh. Unë nuk e dij si mund të dënoheshin njerëzit që kanë qenë përfaqësues të qytetarëve që masakroheshin nga regjimi serb”, ka thënë Haliti.

Ai tha se sikur të ishte një gjykatë për dyja palët ndoshta do ta arsyetonte pak më lehtë. “Dhe këtu janë pakënaqësitë e njerëzve dhe nuk janë te frika nga Gjykata Speciale”.

Prokuroria speciale, sipas tij, kanë bërë hetimet e veta. “Ne kemi miratuar Gjykatën Speciale. Ka deputetë që nuk e kanë votuar. Është miratuar sipas kërkesave që janë bërë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe kjo është ajo që mund të them tani”, ka thënë Haliti.

Ai tha se askush nuk mund të thotë për dikë që ky apo ai do të përballet me drejtësinë.

“Nëse dikush e ndjen veten të ngarkuar atëherë duhet të bëhet gati për të shkuar”, tha ai.

Haliti tha se asnjëherë në kuadër të Grupit Parlamentar dhe Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar arsyeja pse është prishur koalicioni apo nëse ekziston një stres në lidership sa i përket Gjykatës Speciale.

I pyetur nëse aferat Pronto do ta dëmtoj PDK-në në këto zgjedhje Haliti tha se më shumë është bërë propagandë se që ka pasur diçka të vërtetë që do ta implikonte në vepra penale.

Ai e ka quajtur tërë këtë një pakujdesi të Adem Grabovcit, protagonistit të përgjimeve. “Nënse ka diçka që dikush duhet të japë llogari, organet gjegjëse i kanë marrë në pyetje dhe nuk e di a ka vepër penale për ato përgjime, por propaganda është bërë aq e madhe saqë sikur të ishte ku me ditë çfarë afere”, ka thënë ai.

Haliti tha se i janë bërë telefonata Grabovcit ku i është kërkar punë, dhe dihet se në Kosovë, statistikat për papunësi janë të mëdha. Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi është krijuar përshtypja se vetëm të pushtetshmit mund të ndikojnë në punësime.

Krejt në fund, ai tha se me fillimin e ri, PDK do të ketë një listë të mirë të kandidatëve për deputetët që vijnë edhe nga shoqëria civile dhe figura të njohura dhe që nuk janë të indoktrinuar në ideologji të caktuara.

Haliti: SHIK-u u formua për t’i dalë ballë rreziqeve që i vinin vendit

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, i pyetur nëse kryetarin e PDK-së Kadri Veseli do ta penalizoj e kaluara e tij si udhëheqës i SHIK-ut ka thënë se ka një shpjegim personal për këtë, raporton rtklive.com.

“Dua ta kem parasysh që Kadriu nuk ka qenë shef i SHIK-ut gjatë luftës por që nga themelimi i luftës ka qenë shumë aktiv dhe e dinë gjithë çka ka bërë dhe nuk ka asnjë pikë të zezë sa i përket luftës që ka bërë”, ka thënë Haliti.

Ai është shprehur se SHIK ka luajtur një rol shumë konstruktiv sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe në shërbim të shteteve aleate.

Ai ka thënë se ka pasur edhe akuza që ai ishte shefi i SHIK-ut. “Por më vonë doli se unë as që kam qenë anëtar i SHIK-ut por mendoj se veçanërisht vendet e reja, kanë shërbime, dhe agjenturë brenda përbrenda shtetit. Por, për të siguruar informacion për qeveritë e tyre dhe edhe ky shërbim është formuar për këtë, për t’i dalë ballë rreziqeve që mund t’i vien Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai është shprehur se ndoshta disa figura të PDK-së janë konsumuar por pikërisht janë ato figura që kanë lëvizur procese.

“Ne kemi një kategori të deputetëve të njohur por edhe ministra të suksesshëm që kanë lënë gjurmë pozitive”, tha Haliti.

Akuzat e deritashme ndaj njerëzve të PDK-së sipas tij, kanë qenë të pabaza në nivele të larta në qeveri.

Ai ka shtuar se kanë pasur në gjitha legjislaturat deputetë që kanë pasur probleme me drejtësi.

“Askush që ka marrë aktygjykim të formës së prerë nuk ka qëndruar asnjë ditë në parlamentin e Kosovës edhe nga grupi parlamentar i PDK-së edhe nga grupet tjera”, ka thënë Haliti.

Sa i përket akuzave të deputetit në detyrë Anton Quni, ai ka bërë akuzat pa qenë i informuar.

“Nuk e dij nëse ai ka qenë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ai nuk e din cilat kanë qenë betejat dhe qysh janë udhëheqë”, tha Haliti.

Ai tha se e di që Quni ishte në Tropojë dhe Koshare dhe se ka bindjet e tij politike.

“Por të akuzosh pa fakte për vrasje e kidnapime njerëzit është e gabueshme. Gabime ka dhe ata që kanë gabuar do të përballen me drejtësinë.  Organet tona dhe të EULEX-it do t’i ndriçojnë rast pas rasti dhe duhet drejtësia të veproj dhe të shihet kush dhe për çfarë i ka bërë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat