Mavriqi: Ka përfunduar dorëzimi i koalicioneve parazgjedhore

Aktuale

Mavriqi: Ka përfunduar dorëzimi i koalicioneve parazgjedhore

Më: 17 maj 2017 Në ora: 01:41
Drejtoresha për Regjistrimin partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi

Drejtoresha për Regjistrimin partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi, pas orës 24:00, kur u dorëzuan dokumentacionet për koalicionet parazgjedhore, njoftoi edhe zyrtarisht koalicionin mes PDK-së dhe 13 partive tjera dhe koalicionin LDK-AKR.

Mavriqi:  Koalicioni LDK-AKR, koalicioni i PDK-së me 13 parti të tjera

“Është koalicioni LDK-AKR, koalicioni i PDK-së i cili është edhe me 13 parti të tjera politike, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe partitë tjera. Pastaj janë edhe partitë tjera të komuniteteve, koalicioni i minoritetit boshnjak dhe koalicioni i dy partive serbe”, tha Mavriqi.

Ajo tha se dokumentacioni është dorëzuar me kohë nga të gjitha koalicionet parazgjedhore.

Kurse sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, pas dorëzimit të dokumentacionit, tha se LDK ka arritur disa marrëveshje, me Lëvizjen për Drejtësi, Alternativën dhe Aleancën Kosova e Re.

Beqiri: Jemi të bindur në fitore

“Sigurisht ky koalicion tash më me AKR-në, jemi të bindur që është koalicion i fuqishëm, pse jo mund të them është një koalicion i natyrshëm, i orientimit edhe politik edhe programor, por kjo siguron edhe një garanci, që ose ofron një mundësi të madhe për t’i fituar zgjedhjet, dhe pastaj për ta zhvilluar vendin ekonomikisht që është prioritet numër një i këtij partneriteti”, tha Beqiri.

I pyetur nga gazetarët për një koalicionin e mundshëm mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, tha se ata veç se kanë pasur një far koalicioni paraprak, nga fakti se po ai koalicion bëri të mundur të bie qeveria, ndërsa tha se nuk mendon se mund ta rrezikojnë koalicionin e tyre.

Image
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat