Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën

Aktuale

Vjen dorëheqja e parë në PDK pas koalicionit me AAK-në e Nismën

Më: 17 maj 2017 Në ora: 05:06
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Ahmet Rrahmani, asamblist i PDK-së në Malishevë, publikisht është larguar nga kjo parti pas koalicionit të arritur parazgjedhor me AAK-në e Nismën.

Ai e ka quajtur këtë koalicion të papranueshëm. Ka dhënë dorëheqje nga partia e tij në lidhjen e drejtpërdrejtë në Interaktiv.

“Për mua ky koalicion është i papranueshëm. Me ardhjen e Nismës në Malishevë 140 arsimtarë janë larguar menjëherë nga puna”, ka thënë ai.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të japë dorëheqje menjëherë nga PDK.

“Më nuk do të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat