Muhaxheri: Do të fitojmë bindshëm si Rugova, më 2001

Aktuale

Muhaxheri: Do të fitojmë bindshëm si Rugova, më 2001

Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:54
Gazmend Muahaxheri

Kryetari i Pejës nga LDK-ja Gazmend Muahaxheri ka vënë bast se koalicioni LDK- AKR dhe partitë e tjera do t’i fitojnë zgjedhjet nacionale me rezultat më të mirë se që kishte fituar në Ibrahim Rugova.

Ai duke folur për TV Dukagjinin ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër është fitues.

“Shënojeni  këtë që po e them. Do të fitojmë më bindshëm se Rugova”, ka theksuar ai. 

Kryetari i Komunës së Pejës edhe më herët ka thënë se është i bindur se me prurjet e reja që priten të bëhen në LDK, kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor.

“Qëndrimi dinjitoz dhe korrekt madje edhe gjatë rrëzimit të Qeverisë, stabilizimi i vendit, veçanërisht në aspektin makrofinanciar, si dhe shume punë tjera, janë tregues që qytetarët duhet të kenë besim te LDK-ja”, ka thënë Muhaxheri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat