Berisha: Nuk e largojë asnjë presje për ato që kam thënë për PDK-në

Aktuale

Berisha: Nuk e largojë asnjë presje për ato që kam thënë për PDK-në

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:31
Zafir Berisha

Ish–deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka theksuar se nuk e largon asnjë presje nga ajo që ka thënë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Berisha tha se PDK-ja janë bomba kriminale e këtij vendi, dhe sipas tij, PDK ka shkuar të koalicioni AAK dhe Nisma, me propozimin që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër.

“Për këtë arsye është pranuar që të bëhet një koalicion i tillë. Unë qëndrimet që i kam pasur në legjislaturat e kaluara, do t’i mbaj prapë”, ka deklaruar Berisha.

“Unë do të jem 100 për qind deputet përsëri”, tha Berisha.

Ndërsa, i pyetur sa a mund dhe a ka hapësirë që Haradinaj të punojë në Qeverinë e re, ai ka theksuar se “Kadria e ka ndalë Isën, por nuk mundet në asnjë rast me bo të njëjtën me Ramushin”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat