Avokati Gashi i kundërpërgjigjet ashpër ish-zëdhënësit të Millosheviçit për masakrën e Reçakut

Aktuale

Avokati Gashi i kundërpërgjigjet ashpër ish-zëdhënësit të Millosheviçit për masakrën e Reçakut

Nga: A.Zh Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:35
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se në Reçak nuk ka pasur masakër.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ia ka përkujtuar,  ish-zëdhënësit të Millosheviqit, që në Reçak, janë vrarë  45 5 civilë, fëmijë, gra dhe pleq dhe se kjo nuk ka qenë masakra e vetme në Kosovë,

Ai ka theksuar se për këtë masakër, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në vitin 2001  është gjykuar oficeri i policisë serbe Zoran Stanojoviç, i cili është dënuar për vrasje dhe tentim vrasjen e civilëve të paarmatosur.

Avokati postimit të tij ia ka bashkangjitur edhe dokumentet si dëshmi.

Më poshtë reagimi i plotë i Gashit:

Përgjigjje Minsitrit të Punëve të Jashtme dhe ish Zëdhënësit të Sllobodan Millosheviç-it

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq sipas Agjencisë serbe të lajmeve ka deklaruar se: “Në Reçak s’ka pasur gra e fëmijë me koka të prera -s’ka pasur masakër” dhe se kjo ka qenë “një sotrie e organizuar që nga formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) deri në legjitimimin e objektivave të tyre” dhe se shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, është kreator i “një motivi të rremë për bombardimin e NATO-s” – ndërsa “gënjeshtrat për ngjarjet në fshatin Reçak vetëm kanë shërbyer për të arsyetuar intervenimin e komunitetit ndërkombëtar”.

Ai thotë se nuk ka pasur masakër në Reçak, më 15 Janar të vitit 1999.

I’a përkujtoj ish zëdhënësit të Milloshoviqit se ka pasur masakër në Reçak ku janë vrarë 45 civil, fëmijë, gra dhe pleqë, se kjo nuk ka qenë masakra e vetme në Kosovë, por kjo masakër është dokumentuar me prezencen fizike të shefit KVM-së e jo OSBE-së, Ambasadorit Amerikan Ëilliam Ëalker, kjo masakër e përshpejtoj bombardimin e Jugosllavisë nga NATO për ti mbrojtur shqiptarët nga gjenocidi serb.

Për këtë masakër të Reçakut në vitin 2001(Aktgjykimi i poltëfuqishëm i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë P.nr.43/2000, date 30.gusht 2001) është gjykuar oficeri i policies serbe Zoran Stanojoviç, i cili është dënuar për vrasje dhe tentim vrasjen e civilëve të paarmatosur.

Polici serb Zoran Stanojoviç tani është në Serbi dhe zëdhënësi i Milloshoviqit mund të i'a kërkoj një kopje të aktgjykimit prej 58 faqeve.

Unë i kam përfaqësuar viktimat e Reçakut në gjykatë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat