Konfirmon Labinotë Demi-Murtezi

Aktuale

Konfirmon Labinotë Demi-Murtezi

Më: 17 maj 2017 Në ora: 16:23
Ish deputetja nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi

Ish deputetja nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, e cila ditë më parë ka hequr dorë nga strukturat drejtuese të kësaj partisë, ka  konfirmuar se nuk është larguar nga ky subjekt politik.

“ Zhvillimet e shumta në kundërshtim me statutin e partisë, mos-pajtueshmëria në shumë pika të organizimit të brendshëm deri në situata të papërballueshme të një komunikimi të ulët, ishin të patejkalueshme për mua me ç’rast edhe u detyrova të distancohem nga ajo mënyrë e menaxhimit të partisë”, ka deklaruar më  Murtezi.

Ajo ka pranuar se ka pasur takim me liderin e AKR’së Behgjet Pacolli, ndërsa ka mohuar të këtë bërë ndonjë marrëveshje për të qenë pjesë e strukturave të AKR’së.

“Po jemi takuar, kemi pasur bisedime dhe përafrime por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Demi-Murtezi, mediat vendore.

Partia e Behgjet Pacollit është duke insistuar që ta ketë një marrëveshje edhe me dy ish-anëtarët e Partisë së Drejtësisë.

Ndryshe, subjekti të cilin e drejton Pacolli dje edhe zyrtarisht i është bashkuar koalicionit parazgjedhor me LDK-AKR-Alternativa, në zgjedhjet që do të mbahen me 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat