Vetëvendosje ia merr AAK-së, Ali Lajçin

Aktuale

Vetëvendosje ia merr AAK-së, Ali Lajçin

Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:48
Ali Lajç

Ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi pritet që brenda pak orësh ta zyrtarizojë kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar vetë Lajçi.

“Po jemi në biseda jemi shumë afër. Brenda pak orësh do të jetë zyrtare”, ka thënë Lajçi. Ali Lajçi ka qenë kandidat për deputet i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lajçi ishte edhe anëtar i komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai kohët e fundit ka qenë kundërshtues i madh i versionit qeveritar për demarkacionin me Malin e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat