Ky është momenti kur Veseli e quan kryeministër Haradinajn

Aktuale

Ky është momenti kur Veseli e quan kryeministër Haradinajn

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:00
Nga manifestimi në Gjakovë

Mbrëmë nënshkruan koalicionin parazgjedhor që bëri shumë bujë e sot u panë shumë të afërt.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj u panë sot bashkë për herë të parë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.

Madje Veseli iu referua Haradinajt si “nip shqiponje” e quajti edhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

“Tashmë pasi krejt bota e din, shqiponja e ka nip, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”.

“Megjithëse jemi në një moment i cili është jashtëzakonisht emocional dhe është i ndjeshëm, dola të ju përshëndes por nuk ishte fushatë elektorale”, ka thënë Veseli derisa bashkë me Haradinaj ishin në Jabllanicë të Gjakovës ku vunë kurora lulesh në përkujtim të  33 dëshmorëve të rënë në këtë fshat.

Veseli këtu pak fjalë tha edhe për kontributin e këtij fshati dhe zonës së Gjakovës.

“Do të ndalem te pjesa e shqiponjës dhe kontributit historik të zonës së Gjakovës dhe Dukagjinit. Jemi në një vend që gjatë viteve 90-ta ka qenë ccerdhe e shqiponjave, jam i nderuar të jem në një vend ku terrori serb ka qenë i tmerrshëm për familjet tona por asnjëherë nuk ka mundur të futet ushtria e Serbisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat