"Më befason fakti që Kadri Veseli hoqi dorë nga kryeminsitri"

Aktuale

"Më befason fakti që Kadri Veseli hoqi dorë nga kryeminsitri"

Më: 17 maj 2017 Në ora: 21:08
Kadri Veseli

Avokati Dastid Pallaska, ka folur për koalicionet parazgjedhore e formuara mes Lidhjes Demokratike, Alternativës e Aleancës Kosova e Re dhe në anën tjetër, mes Partisë Demokratike, Nismës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Koalicioni i parë i arritur mes Isa Mustafës e Behgjet Pacollit kandidat për kryeministër zgjodhi Avduallah Hotin e LDK’së, ndërsa koalicioni i partive të krahut të luftës kandidat të tyre kanë Ramush Haradinajn.

Në marrëveshjen e arritur vetëm pak minuta para se Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllte afatin për koalicione parazgjedhore, kreu i PDK’së, Kadri Veseli hoqi dorë nga kandidimi i tij për kryeministër, për të hyrë në zgjedhje me një listë të përbashkët te AAK-Nismën, ndërsa Haradinaj të jetë numri një i këtij koalicioni të gjerë.

Pallaska ka thënë se e ka habitur më shumë sesa koalicioni i arritur pak minuta para mesnatës, fakti që Veseli hoqi dorë nga nominimi për kryeministër.

Avokati ka komentuar rrjedhojën që, sipas tij, do të ketë ky koalicion, i përbërë nga subjektet politike të krahut të luftës, gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve, nëse dalin fitues.

Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e Pallaskës:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat