Abazi: PDK ja ka çelë varrin vetes me Gjykatën Speciale, andaj koalicioni PAN është shumë afatshkurtër

Aktuale

Abazi: PDK ja ka çelë varrin vetes me Gjykatën Speciale, andaj koalicioni PAN është shumë afatshkurtër

Më: 17 maj 2017 Në ora: 22:19
Haki Abazi

Haki Abazi, Rockefeller Brothers Fund tue fole per koalicionin e mesnates ne mes PDK-AAK-NISMA, ka thane se ne fakt tue e pa historien e tij, ai asht koalicion per tradhtine e vendit.

Derisa kur ka fole per mundesine e nji koalicioni te madh kur asht ne pyetje edhe koalicioni i LDK’s me Vetevendosjen, ka thane se ka ma shume beteja te ideve dhe vizioneve se sa perplasje tjera.

Ai ka thane se e keqja ma e madhe e ketij vendi asht Enver Hasani i cili me vendimet e tij e ka paralizue vendin, e ketij ja ka ndihmue edhe Flora Brovina ne seancen e mahershme te Kuvendit.

“Praktika e keqe e cila asht instalue prej mbas lufte asht tue e shkaterrue shtetin”, tha Abazi, tue shtue se nese nuk i kthehemi ligjit, atehere kemi me pase nji Kosove e cila asht shndrrue ne nji katun te izoluem.

E Abazi tue fole per perjashtimin e Shpejtim Bulliqit, ka thane se kjo asht e padrejte dhe se kjo duhet me u korruptue.

Simbas tij, me krejt keto kombinatorika asht çnderue ky vend, tue thane se qytetaret e Kosoves duhet me ba nji kthim qysh e banen qytetaret francez.

Abazi i ka ba keto komente ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Haki Abazi ka fole edhe per shume çashtje tjera, por per ma shume shihne videon e plote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat