LDK dhe Vetëvendosje ende në “bisedime” për listë të përbashkët

Aktuale

LDK dhe Vetëvendosje ende në “bisedime” për listë të përbashkët

Nga: Albulena Jahaj Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:00
Vetëvendosje

Lidhje Demokratike e Kosovë edhe sot do të ketë diskutime me Vetëvendosjen për mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të shkojnë në listë të përbashkët zgjedhore. Kështu lë te nënkuptohet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkodran Hoti, zëdhënës i partisë Vetëvendosje, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deri më  tani nuk ka asnjë  informatë dhe nuk ka çka të zbulojë, por që sipas tij gjithçka do të  behet e ditur në një konferencë për shtyp e cila do të  mbahet prej orës 13.

Në  lidhje më  mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në  një  listë  të  përbashkët,deputetë nga Vetëvendosje nuk kanë  dashur të  komentojnë,  pasi që  sipas tyre ende nuk ka asnjë  qëndrim i cili është  marrë  nga takimet që  dje kanë  pasur këto dy parti.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa nuk ka mbyllur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Në një konferencë për media, ku edhe prezantoi aderime të  reja Mustafa tha se ata tani janë duke i zhvilluar punët brenda koalicioneve që kanë arritur, mirëpo procesi për Vetëvendosjen mbetet i hapur që të mund të diskutojnë për të.

“Proceset tjera pasi të bëhen zgjedhjet mbeten të hapura. Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”, tha Mustafa në konferencën për media të LDK-së ku u prezantua aderimi i Lumir Abdixhikut.

Mirëpo për lëvizjen Vetëvendosje gjerat janë  ashtu siç kanë  qenë  dhe se nuk ka ndonjë  zhvillim, të  ri në  lidhje më  mundësinë  për bashkëpunim me  LDK-në .

Në  orët e vona  mbrëmë  janë  takuar zyrtarë  nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe me ata të Vetëvendosjes por që  nuk kanë  arritur asnjë  marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat