Lansohet fushatë për mosvotimin e kandidatëve të korruptuar

Aktuale

Lansohet fushatë për mosvotimin e kandidatëve të korruptuar

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:36
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”

(E plotësuar) - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë lansimin e kampanjës vetëdijësuese “AsUne”. Qëllimi i kësaj kampanje u tha të jetë vetëdijesimi i votuesve për proceset zgjedhore dhe të refuzojnë të votojnë kandidatët që kanë qenë të involvuar në afera korruptive.

Për monitorim të zgjedhjeve të parakohshme Demokracia në Veprim ka gjithsej 2700 vëzhgues.

Mjellma Hapçiu- Alija, nga Demokracia në Veprim, tha se fushata #AsUne e kanë filluar për të rikthyer besimin tek qytetarët në proceset zgjedhore.

Alija: Bëjmë apel tek qytetarët për të mos u votuar kandidatët e korruptuar

“Me qëllim të kthimit të besimit tek qytetarët, me qëllim të kthimit të besimit në proceset zgjedhore, në procese demokratike zgjedhore kemi filluar fushatën #AsUne ku bëjmë apel tek qytetarët dhe kemi për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të mos u votuar kandidatët e korruptuar. Njëkohësisht, bëhet thirrje edhe tek partitë politike që të mos i përfshijnë këta kandidatë në listat e tyre për deputetë dhe të identifikojnë kandidatët e tjerë të cilët do të kthejnë identitetin dhe besueshmërinë në këtë proces”, tha ajo.

Po ashtu, Aliaj  tha se fushata ka për qëllim që votuesit të vetëdijesohen për proceset edhe të refuzojnë të votojnë kandidatët të cilët kanë qenë të involvuar në afera korruptive.

Ismet Kryeziu, nga Demokracia në Veprim, tha se kanë filluar të gjitha përgatitjet për vëzhgim të zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeziu: Kemi filluar me rekrutimin e vëzhguesve

“Kemi filluar me rekrutimin e vëzhguesve dhe akterëve të tjerë të cilët janë të përfshirë. Kryesisht aktivitetet të cilat do ti kemi jo vetëm zgjedhjet parlamentare, por të cilat do të jenë nga Demokracia në Veprim janë kampanja tanimë e filluar para dy dite #AsUne, e cila kampanjë është nën moton të bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar dhe kampanja ‘nuk ka demokraci me një gjini’ e cila vazhdon si aktivitet për edukimin dhe fuqizimin e grave në pjesëmarrjen e tyre në procese politike edhe me mekanizmat institucional përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve. Fuqizimi i votës së të rinjve  nga komuniteti RAE e cila është një aktivitet i cili do të udhëhiqet nga organizata e të rinjve në Kosovë, është fuqizimi i votuesve të rinj e cila do të vazhdojë në disa komuna”, tha ai.

Sipas tij, pjesë e vëzhgimit të këtij procesi i kanë të gjitha etapat që e përmbyllin procesin zgjedhor, duke filluar nga vëzhgimi i punës së institucioneve, KQZ-së edhe të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor, vëzhgimin e fushatës zgjedhore, vëzhgimin e mediave, vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve, numërimit paralel të votave edhe deri tek certifikimi dhe shpallja e rezultateve.

Ai bëri të ditur se kanë 2700 vëzhgues të procesit zgjedhor, 70 vëzhgues afatgjatë të cilët do të monitorojnë fushatat zgjedhore dhe një numër i monitoruesve të cilët do të monitorojnë mediat.

Kryeziu: Kemi 2700 vëzhgues

“Gjatë këtij procesi deri tani të interesuar të kemi 2700 vëzhgues, do të thotë me hapjen e vendeve të reja të vendvotimeve të KQZ-së nga viti 2014 e deri tani, hapja e qendrave të reja e rritë numrin e vendvotimeve, normalisht që e rritë edhe nevojën tonë që të mobilizohemi në një numër më të madh të vëzhguesve. Do të kemi rreth 70 vëzhgues afatgjatë të cilët do të monitorojnë kampanjat zgjedhore, fushatat zgjedhore dhe do të kemi disa monitorues të cilët do të jenë pjesë e monitorimit të mediave të shkruara dhe elektronike, të cilat do të shohim se sa dhe si do ti qasen fushatës zgjedhore”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se do ta kenë edhe qendrën e thirrjeve me rreth 150 vullnetarë.

“AsUne” për mosvotimin e kandidatëve të korruptuar

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë lansimin e kampanjës vetëdijësuese “AsUne”.

Ismet Kryeziu, ka treguar disa nga aktivitetet që kanë ndërmarrë për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se kampanja tani e filluar ‘AsUne’  ka të bëjë me mos votimin e kandidatëve të korruptuar.

 Edhe Mjellma Hapçiu- Alija, nga kjo organizatë joqeveritare tha se me qëllim të kthimit të besimit në proceset zgjedhore ka filluar fushata ‘AsUne’ dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për të mos i votuar kandidatët e korruptuar.

Në të njëjtën kohë ajo kërkoi edhe nga partitë politike që të mos fusin në lista zgjedhore individë që janë të korruptuar.

Fushata ka të vetmin qëllim të vetëdijesohen dhe të mos i votojnë kandidatët që kanë qenë të përfshirë ne afera korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat