Vjen goditja e parë për Fatmir Limajn, pas koalicionit me PDK’në

Aktuale

Vjen goditja e parë për Fatmir Limajn, pas koalicionit me PDK’në

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:40
Avni Tafili dhe Fatmir Limaj

Pas koalicionit PDK,AAK,Nisma për Kosovën kanë filluar pakënaqësitë e brendshme te anëtarëve të këtyre partive politike.

Anëtari më i ri Nisma për Kosovën Avni Tafili ka bërë të ditur largimin e tij nga Nisma për Kosovën.

Ai përmes një video të postuar në faqen e tij në facebook ka paraqitur arsyet që e shtynë drejt largimit nga NISMA.

Vjen goditja e parë për Fatmir Limajn, pas koalicionit me PDK’në

Anëtari më i ri Nisma për Kosovën Avni Tafili ka bërë të ditur se sot në ora 14:00 do ta paraqet largimin e tij nga Nisma për Kosovën.“Sot në ora 14:00 do të largohem nga Nisma për Kosovën pas koalicionit të arritur me PDK-në, deri me tani nuk kam parë reflektim nga Nisma se ata do të largohen nga ky koalicion dhe unë kam marrë vendim”. ka thënë Tafili.

Ai tregoi se brenda kësaj partie ka shumë pakënaqësi për koalicionin e arritur ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat