S`ka më “shpresa”, LDK e Vetëvendosje nuk pajtohen

Aktuale

S`ka më “shpresa”, LDK e Vetëvendosje nuk pajtohen

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:59
LDK e Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të merren vesh për të kandiduar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit  me një listë të përbashkët.

Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë thënë mediave se bisedimet në mes të pëfaqësuesve të dy subjekteve politike sapo ka përfunduar pa sukses.

Siç merr vesh media, mospajtimi kryesor ka qenë se LDK nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Avdullah Hotit për postin e kryeministrit.

Detaje rreth këtyre zhvillimeve pritet të bëhen publike në konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje që është paraparë të mbahet në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat