Kryeministri Mustafa: Lumiri ka shumëçka t'i jap shtetit tonë

Aktuale

Kryeministri Mustafa: Lumiri ka shumëçka t'i jap shtetit tonë

Nga: B.S Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:56
Aderimi i Lumir Abdixhikut në LDK

Kryeministri Isa Mustafa ka komentuar aderimin e Lumir Abdixhikut në LDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se Lumiri ka shumëçka t'i jap shtetit tonë pas fitores plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Lumir Abdixhiku nga sot është pjesë e LDK-së.

I njohur për ekspertizën, por edhe qasjen kritike ndaj proceseve, Lumiri ka shumëçka t'i jap shtetit tonë pas fitores plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit.

Invazioni i ekspertëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në të gjitha nivelet e LDK-së konfirmon besimin e qytetarëve se vetëm LDK-ja dhe partnerët e saj mund ta ndalin të keqen që i kërcënohet vendit tonë.

Koalicioni i shpresës LDK, AKR, Alternativa ... janë gati ta marrin këtë përgjegjësi historike!/BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat