Zbulohet posti që Kadri Veseli ia ofroi Fatmir Limajt për nënshkrimin e koalicionit

Aktuale

Zbulohet posti që Kadri Veseli ia ofroi Fatmir Limajt për nënshkrimin e koalicionit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 16:01
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Nismës për Kosovë sot iu ka bashkuar edhe ish gazetari Milaim Zeka, i cili bëri të ditur që Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista e deputetit të këtij subjekti, për t’ia liruar vendin Zekës.

Zeka tha se gjatë bisedës me këtë subjekt, ka pyetur se a do t’i lejohet të jetë i njëjti kritik aty ku mendon se duhet të jetë. Sipas tij, ai ka vendosur të mbrojë të drejtat e gazetarëve, nënave, fëmijëve dhe pleqve në vend.

Zeka: Për mua është një lajm ekskluziv që më ka liruar vendin Jakup Krasniqi për kandidat

“Për mua është një lajm ekskluziv, që është një nder i madh dhe një përgjegjësi shumë e madhe, janë burra të rrallë të kombit shqiptar, veprimtar e intelektual të kalibrit të Jakup Krasniqit që i ka vuajtur dhjetë vjet burg që ne sot të flasim shqip, frymojmë shqip, i cili jep dorëheqje nga lista e Nisma-s vetëm për arsyen me ia liruar vendin Milaim Zekës, një ish nxënësi të tij, një ish veprimtari që kemi pasur fatin me qenë edhe në burg bashkë me bacën Jakup në vitin 1981”, tha Zeka.

Këtë aderim ai tha se ka bërë për asnjë kusht dhe as një pozitë, por vetëm si një deputet kritikues me arsye qoftë edhe ndaj partiakëve të tij.

Zeka bëri të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA, postin e zëvendëskryeministrit do ta ketë Fatmir Limaj.

Zeka: Na kam asnjë kusht, dua të jem vetëm kritikues me vend në parlament

“Kur kam ardhur me biseduar tek Nisma me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn, natyrisht se kemi dal në pazar dhe në krejt partitë politike është pazar, sepse janë në fushatë dhe kanë ardhur me na lutë. Unë e di që shumë kolegë të mi kanë shkuar me pazare shumë të larta nëpër parti të tjera politike. Kanë kërkuar rroga, kanë kërkuar poste, të gjitha i dimi. Unë kam kërkuar një diçka shumë të thjesht, kam thënë a më lejoni që Milaimin mos me shit, mos me deformua për asnjë post. A më lejoni që unë me qenë ai Milaimi i cili kam qenë deri më sot me qenë kritik? Do të isha njeriu më i lumtur që nesër në parlamentin e Kosovës me u ngitë dhe me iu bë kritikat më të ashpra kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Ramush Haradinajt, do të ishte për mua vlerë dhe privilegje i madh me u ngitë dhe më i bërë kritikat më të ashpra kundër zëvendës kryeministrit të ardhshëm sipas marrëveshjes që do jetë Fatmir Limaj”, theksoi Zeka.

Kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj, gjatë prezantimit të Zekës tha vendi ka nevojë për një zë, një qëndrim, një mendim, një kritikë dhe një vlerësim nga një njeri si Milaim Zeka. Ai beson se me Zekën do t’i jepet  shtytje e re proceseve politike në vend.

Limaj: ka shumë nevojë Kosova për një Milaim Zeka

“Ne kemi besuar dhe besojmë dhe kemi kërkuar nga Milaimi që të jetë zëri i ynë, zëri i politikës në parlamentin e Kosovës. Besojmë se ka shumë nevojë Kosova për një Milaim Zeka.  Më shumë se çdo send Kosova ka nevojë për të vërteten sot sa do e hidhur dhe e vështirë. Andaj, unë besoj se Milaimi është zëri i së vërtetës jo vetëm për Nisma-n por për gjithë Kosovën. Milaimi do të jetë në listën e për deputet, por Milaimi është kandidat i pavarur, kandidat për deputet I cili nesër krejt atë që e ka thënë dhe për atë që ka vepruar deri më sot I ka të gjitha hapësirat, të gjitha mundësitë për të vazhduar tash me një kapacitet tjetër”, theksoi Limaj.

Marrëveshja PDK-AAK-NISMA, Limaj zëvendëskryeministër

Marrëveshja e koalicionit parazgjedhor në mes të PDK-AAK-NISMA, saktëson se pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit, Fatmir Limaj pritet të jetë zëvendëskryeministër ndërkaq Ramush Haradinaj kryeministër.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari më i ri i Nisma për Kosovën,  Milaim Zeka sot gjatë zyrtarizimit të kalimit të tij në këtë parti. Zeka ka thënë se anëtarësimi i tij në Nisma për Kosovën, nuk do ta ndryshojë atë.

“Kur kam vendosur të vij tek Nisma i kam pyetur se a më lejoni që unë me qenë ai Milaimi i cili kam qenë deri sot, kritik. Do isha i lumtur nëse nesër në kuvend do të ngritsha dhe t’i bëjë kritikat më të ashpra kryeministrit të ardhshëm Ramush Haradinaj, t’i bëjë kritikat e ashpra edhe ndaj zëvendëskryeministrit të ardhshëm, Fatmir Limajt, pasi që kështu thuhet në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-AAK-NISMA”, ka thënë Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat