Mustafa për Hotin: Opsioni i vetëm që garanton të ardhme të ndritur

Aktuale

Mustafa për Hotin: Opsioni i vetëm që garanton të ardhme të ndritur

Nga: A.M. Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:50
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për takimin që është mbajtur sot të organizuar  nga Forumi Rinor i LDK-së.

Mustafa ka thënë se Koalicioni LDK, AKR, Alternativa... , me kandidatin për Kryeministër Dr. Avdullah Hotin, gëzon përkrahjen e të gjitha shtresave të shoqërisë.

Postimi i plotë:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm i të rinjve në takimin e organizuar sot nga Forumi Rinor i LDK-së me kandidatin për Kryeministër të Koalicionit LDK, AKR, Alternativa..., Dr. Avdullah Hoti.

Mijëra të rinj, me praninë dhe përkrahjen e dëshmuar, i dhanë vulën fitores së Koalicionit të shpresës dhe shkëputjes përfundimtare nga e kaluara.

Koalicioni LDK, AKR, Alternativa... , me kandidatin për Kryeministër Dr. Avdullah Hotin, gëzon përkrahjen e të gjitha shtresave të shoqërisë duke qenë opsioni i vetëm që garanton të ardhme të ndritur për të rinjtë sot dhe brezat e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat