Muhaxheri: Me Vetëvendosjen mund të bashkëpunojmë, por jo me PDK-në

Aktuale

Muhaxheri: Me Vetëvendosjen mund të bashkëpunojmë, por jo me PDK-në

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:15
Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri ngavë Lidhja Demokratike e Kososes, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë lënë një mundësi të hapur bashkëpunimi për të ardhmen.

“Negociata nuk dështuan, ishin të vonuara”.

Muhaxheri tregoi se me Vetëvendosjen nuk janë diskutuar postet, ndërsa tha se “LDK-ja gjithmonë e ka përpara Kosovën dhe jo partinë”, duke iu kundërpërgjigjur kështu Vetëvendosjes.

“Ne gjithmonë kemi vendos interesat e Kosovës para interesave tona”.

Ai tutje tregoi se lista e kandidatëve për deputetë thuaje është përafruar.

“Lista është e gatshme thuajse, por jo definitive, brenda natës ose edhe deri nesër do të dorëzohen listat definitive”.

Muhaxheri nuk ka dhënë shumë komente rreth asaj se në këtë listë a do të jenë ish-deputetët Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi.

Ndërsa duke folur për koalicion PDK, AAK, NISMA ka thënë se “ky është koalicion i panikut”.

“Në këto rrethana me këtë koalicion nuk do të mund të ketë koalicion paszgjedhor”.

Ndërsa për Lumir Abdixhikun dhe të tjerët që kanë aderuar në këtë parti, ka thënë se do të jenë vetëm anëtarë të ri të LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat