Reagon LDK: Mos spekuloni, sapo Këshilli miraton listën e bëjmë publike

Aktuale

Reagon LDK: Mos spekuloni, sapo Këshilli miraton listën e bëjmë publike

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:45
ilustrim

Lidhje Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të postuara në media për emrat e mundshëm që do të jenë në lista zgjedhore.

"Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend.

LDK-ja do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli miraton listën, prandaj ftojmë të gjitha mediet që mos të spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar.", thuhet ndër të tjera në njoftimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat